19:14, 12 Janar 2018

Policia e Kosovës e ka marrë në intervistë gazetarin dhe analistin politik, Bajrush Morina, njofton Klan Kosova.

Arsye e marrjes në intervistë të Morinës është statusi i tij në Facebook se ka informata për vrasjen e gazetarit Enver Maloku.

“Ne përvjetorin e 19 të vrasjes së intelektualit të guximshëm Enver Malokut, kisha dashtë me i pa me duar lidhur e të nisur për në Speciale, një deputet të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshorten e tij. Kush janë, ata e dijnë më së miri”, ka shkruar Morina në Facebook.

 

klankosova.tv

Interesante