Policia evakuon Berlinin për asgjësim të bombës së Luftës së Dytë Botërore NULL NULL 20.04.2018 13:41 20.04.2018 13:41 Një zonë e madhe në qendër të Berlinit, përfshirë dhe stacionin qendror të trenit, u evakuua të premten, për shkak të asgjësimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore. Policia i evakuoi të gjitha ndërtesat brenda rrezes prej 800 metrash, ndërsa funksionimi i autobusëve dhe i tramvajëve u ndërpre. Rruga ku u zbulua bomba britanike prej 500 kilogramësh këtë javë, u mbyll po ashtu. Mbi 70 vjet pas përfundimit të luftës, Gjermania vazhdon të gjejë bomba dhe municione të tjera. Vitin e kaluar, një bombë masive e hedhur nga Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë u zbulua në Frankfurt. Asgjësimi i saj nxiti evakuimin e rreth 60,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024