8:16, 21 Maj 2018

Policia indiane ka bërë të ditur se kanë nxjerrë 106 kapsula të kokainës nga barku i një gruaje, e cila dashur që t’i kontrabandonte ato.

 25 vjeçarja e cila u arrestua në aeroportin nacional në Delhi, ka kaluar disa javë në spital për t’u mjekuar nga efekti i kokainës.

Zyrtarët nga departamenti i narkotikëve kanë thënë se ky është numri më i madh i kapsulave që ndonjëherë kanë nxjerr nga një person, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ata po ashtu kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë të kualitetit të lartë nga Kolumbia, për dallim nga rastet e ngjashme ku përdoret drogë e dobët apo e lirë.