Policia arreston mërgimtarin gabimisht (VIDEO) NULL NULL 20.09.2018 20:30 20.09.2018 20:30 Ishte nisur për në aeroport për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vjetësh. Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në aeroplan, të shtunën e 15 shtatorit. Mërgimtari nga Gjilani u arrestua nga policia derisa po kalonte kontrollin e pasaportës. Derisa bileta iu dogj, Rexhepi tha se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga Policia. Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u dërgua Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar ai për Klan Kosovën. Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 27 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë