Policia arreston biznesmenin nga Kamenica që tentoi t’i vë flakën vetes (VIDEO) NULL NULL 26.04.2018 17:51 26.04.2018 17:51 Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin nga Kamenica duke i shqiptuar të njëjtit masë ndalimi prej 48 orësh. Biznesmei nga Kamenica gjatë ditës së sotme tentoi t’i vë flakën vetes në një pronë të veten si protestë ndaj një vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën e tij. Në Info Magazine të Klan Kosovës, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se përvec tij janë arrestuar dhe dy djemtë e biznesmenit por që këta të fundit janë liruar me procedurë të rregullt. Sipas Hashanit asnjë person nga ky rast nuk ka mbetur i lënduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 26 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 40 minuta më parë