Policia ankohet për njoftimet e rreme nga banorët NULL NULL 03.08.2015 23:01 03.08.2015 23:01 Policia përveç se duhet të zbulojë parcelat ku mbillen kanabis, duhet të hetojë dhe në lidhje me njoftimet e rreme rreth vendeve ku kultivohet kjo bimë. Shpesh herë efektivët blu kanë shkuar në vendin e sinjalizuar dhe nuk kanë gjetur asnjë bimë të tillë. Ndërkaq njoftimet e rreme të mbërritura në policinë e Tiranës, të angazhojë njerëz dhe mjete të ndryshme duke shpenzuar jo pak për të verifikuar informacionet. Për këtë shkak, policia thotë se është duke hetuar lajmërimet e rreme në adresë të saj. Gjatë këtij komisariatet e policisë së Tiranës kanë kryer mbi 15 operacione të ndryshme antikanabis në zonat e Malësisë së Tiranës, në zonat e Ndroqit Kuçit, apo fshatra të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, policia ka asgjësuar qindra rrënjë kanabis të mbjella në këto zona, ndërsa janë proceduar mbi 40 persona të ndryshëm të identifikuar./A1 Report *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 6 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 11 minuta më parë