Pohim SHOKUES: ADN-në e njerëzve e kanë bërë alienët NULL NULL 12.03.2017 21:58 12.03.2017 21:58 ADN e njerëzve është dizajnuar nga alienët. Këtë e kanë pohuar dy shkencëtarë nga Kazakistani që kanë kaluar mbi 13 vjet duke punuar në gjenet e njeriut, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova. Ky çift shkencëtarësh beson se specia e njeriut është dizajnuar nga një fuqi më e lartë – civilizimi i alienove ku kanë dashur ta ruajnë një mesazh në ADN e njeriut, apo thjeshtë për të krijuar jetë në planetët tjera. Maxim A.Makukov nga Instituti Antrofizikal i Fesenkov dhe Vladimir I.Shcherbak nga Universiteti Kombëtar i al-Farabi kaluan 13 vjet duke punuar në Projektin e Gjenomit Njerëzor – një mision që shpresonte të nxirrte prejardhjen e ADN-së (acidi dezoksiribonukleik). Konstatimi se njerëzit janë projektuar nga një fuqi më e madhe, është nxjerr nga siç thuhet vendosja e modeleve aritmetike dhe simboleve gjuhësore ideografike”, të koduara nga alienët. Ata besojnë se 97 për qind e ADN-së njerëzore janë kode gjenetike nga format jetësore të alienëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.