9:01, 14 Shtator 2018

Futbollisti francez, Paul Pogba, ka hezituar që të kalojë tek skuadra e Barcelonës pasi që ka parë shokun e tij, Zlatan Ibrahimoviq, duke u munduar që të bjerë në sy në stadiumin “Camp Nou” në të kaluarën, ka treguar Don Balon.

Mesfushori i Manchester United vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me gjigantët e Ligës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo tani thuhet se Pogba ka më shumë gjasë të përfundoj në skuadrën spanjolle Real Madrid.