Pogba ka refuzuar 12 milionët e Chelseas NULL NULL 05.09.2015 09:27 05.09.2015 09:27 Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka qenë i kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane afatin e fundit kalimtar. Chelsea thuhet se ka ofruar 85 milionë euro për të në drejtim të Juventusit dhe një pagë vjetore për francezin në vlerë prej 12 milionë funta, që thuhet se është refuzuar nga vet lojtari. 22 vjeçari raportohet se ka pranuar edhe një bisedë telefonike me menaxherin e Chelseas, Jose Mohurinho, por as ajo nuk e ka bindur atë që të largohet nga Zonja e Vjetër. Tash Pogba do të jetë lideri i ri i Juves pas largimit të Vidal, Tevez dhe Pirlo kësaj vere, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.