Pogba i ofrohet PSG-së NULL NULL 17.05.2018 10:04 17.05.2018 10:04 Me largimin nga Old Trafford pothuaj të sigurt, asi francez mund të kthehet në atdhe nëse skuadra nga Parisi arrin të paguajë shumën që kërkohet për të Mino Raiola, agjent i Paul Pogba, ia ka ofruar klientin e tij gjigantit francez Paris Saint-Germain, raportojnë mediat angleze. Mesfushori i Manchester United pritet të largohet nga Old Trafford gjatë verës, pasi raportet me Jose Mourinho i ka si mos më keq. Por PSG mund të mos jetë në gjendje të paguajë shifrën që kërkohet për Pogba, pasi mund të shkelë rregullat e Fair Play financiar të UEFA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.