Asi francez mund të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës, meqë strategu portugez nuk është më i interesuar ta ketë nën urdhrat e veta

8:33, 17 Prill 2018

Jose Mourinho ka humbur durimin me Paul Pogba, ndaj do ta lejojë francezin të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Talenti 25-vjeçar e ka humbur besimin e teknikut portugez këtë edicion, gjë që ka çuar në humbjen e pozitës së titullarit tek Djajtë e Kuq.

Dhe Mourinho tani është gati ta shesë mesfushorin, që i bashkohet Anthony Martial, Matteo Darmian dhe Daley Blind, që të gjithë duke synuar largimin nga Old Trafford.

Interesante