Poeti Shpëtim Selmani pjesë e Panairit të Librit në Gjermani NULL NULL 25.03.2017 11:17 25.03.2017 11:17 Në Leipzig të Gjermanisë po mbahet edicioni i 27-të i Panairit të Librit ku po marrin pjesë rreth 2100 botues nga vende të ndryshme të Botës. Edhe përkundër faktit që shtëpitë botuese të Kosovës nuk janë pjesëmarrëse, në këtë edicioni ishte ftuar të marrë pjesë poeti Shpëtim Selmani, i cili solli vargje të shkëputura nga libri i tij për publikun e pranishëm. Selmani, u prezantua në panair me përkrahje të Rrjetit Evropian për Literaturë dhe Libra “Traduki”, i cili mbështet financiarisht edhe përkthimet e autorëve të Evropës Juglindore. Edicioni i sivjetmë i panairit është i hapur nga 23 deri 26 mars, dhe numri i vizitorëve në secilin edicioni kalon mbi 160 mijë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 13 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 19 orë më parë