Podolski: Wenger ndërtoi Arsenalin nga asgjëja NULL NULL 23.03.2017 22:52 23.03.2017 22:52 Ish-sulmuesi i Arsenal, Lucas Podolski i ka dalë krah menaxherit të këtij klubi, të shumëkritikuarit – Arsene Wenger. Gjermani ka thënë se beson që francezi e ka ndërtuar këtë klub nga asgjëja. “E kam ndjek për çdo ndeshje, nëse jo direkt, në rrjetet sociale – dhe e di se çka ka ndodh”. “Arsene Wenger është njeri i mirë dhe trajner i mirë. Ai ndërtoi këtë klub nga asgjë dhe do të jetë interesante se çka do të ndodhë në muajt në vijim”, ka thënë Podolski. “Nuk e di se kush mund ta zëvendësojë atë në pozitën e trajnerit. Wenger është vet Arsenali”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.