sea
9:44, 12 Janar 2017

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, parti e cila i ka fituar mandatet për tre deputetë në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ka thënë se të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet duhet të realizohen.

Ai ka bërë me dije se me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, në të cilën janë të cekura kushtet e tri partive shqiptare për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, fuqinë ia kanë dhënë BDI-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Sela ka thënë se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë të unifikuar në qëndrime, pasi vetëm atëherë do të jenë të pathyeshëm.

Sela ka paralajmëruar se nëse shkohet në zgjedhje të reja pa u zgjidhur së paku zyrtarizimi i gjuhës shqipe, atëherë shqiptarët duhet të dalin nga parlamenti për të mos u kthyer.

klankosova.tv

 

Interesante