“Po angazhohemi që Kosova të jetë pjesë e NATO-s” NULL NULL 20.09.2017 15:48 20.09.2017 15:48 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se janë duke u angazhuar që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi pati me një delegacion të përfaqësuesve të zgjedhur të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve të Britanisë së Madhe, të kryesuar nga Lordi Bruce Grocott dhe Baronesha Elizabeth Coussins. Kreu i FSK-së e njoftoi delegacion nga Britania me zhvillimet e përgjithshme të kësaj force, sukseset dhe të arriturat e përgjithshme duke shtuar se në këto suksese ka kontibuar edhe Anglia për çka ai falënderoi Qeverinë dhe Forcat e Armatsoura të Britanisë së Madhe. Në emër të delegacionit të Lordëve nga Britania e Madhe, falënderoi për pritjen, Lordi Krokot, i cili përveç tjerave u interesua të dijë më shumë rreth integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, kurse Baronesha Cousins për sigurinë e përgjithshme dhe për ndihmen e ndërkombëtarëve në përgaditjet për tranfsormimin e FSK-së, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 41 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë