9:49, 30 Korrik 2017

Tifozët bardh e kaltër nga Prishtina “Plisat”, kanë reaguar në lidhje me mundësinë e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia për në Serbi.

Në shkrimin e tyre ata kanë kërkuar nga institucionet shqiptare të drejtën e Ballistit për jetë, ngaqë besojnë se Serbia do të paraqiste një rreik të madh për të.

“Ballist Morina simbolizon diçka me shumë se sa veten e tij. Plisat kërkojnë që institucionet shqiptare të luftojnë për të drejtën e Ballistit për të jetuar, pasi që në besojmë se ekstradimi eventual i tij në Serbi rrezikon jetën e tij. Kjo nga njëra ane është obligim, ndërsa nga ana tjetër përçon mesazhin se koha kur ishim “jetimet” e Ballkanit ka marr fund!”, thuhet në njoftimin e Plisave

Interesante