Planifikonte vrasjen e trefishtë, arrestohet 35 vjeçari NULL NULL 25.04.2017 14:03 25.04.2017 14:03 Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Rëmenj, i cili ishte duke planifikuar një vrasje. Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Lorenc Kuqo, ishte në vëzhgim nga policia pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta L. T dhe dy nipërit e tij, D. M dhe E. M. Këto raste janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia, ku Kuqo ka pasur si synim vrasjen e këtyre të fundit, shkruan Top Channel. Ngjarja e rëndë cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit, por policia ndaloi në kohë 35-vjeçarin. Në pranga është vënë gjithashtu dhe një 31-vjeçar nga Pogradeci, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij. Policia ka sekuestruar një automatik kallashnikov, mjetin tip Volksvagen, një maskë dhe 5 telefona celulare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 1 minutë më parë
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 2 minuta më parë
Kosova Dyshohet se referoi pacientë në klinik private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO) 2 minuta më parë