Plani për ndarjen e Kosovës? NULL NULL 26.07.2018 08:56 26.07.2018 08:56 Propozimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mund të përfshijë edhe idenë e ndarjes në vija etnike, duke u munduar kështu të mbajë tokat në të cilat serbët janë shumicë në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve ndërkombëtare Bloomberg, njofton Klan Kosova. “Më mirë diçka se asgjë”, ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Por, një planë i detajshëm se si do të mund të realizohej kjo ndarje ende nuk është parë në publik. Kjo ndarje nga Serbia po shihet si mundësia që dy vendet të njihen më pas zyrtarisht mes vete dhe kështu të vazhdojnë pa konflikte drejt Bashkimit Europian. Derisa në Kosovë zyrtarët shtetëror kanë mohuar një opsion të tillë për ndarje të mundshme, as në Serbi nuk është se janë të kënaqur me këtë version për ndarjen. Kisha Ortodokse Serbe ka kritikuar planin duke thënë se çdo ndarje do të thoshte humbje për Serbinë, pasi Kosova për ta konsiderohet si vendi i shenjtë i Serbëve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 21 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë