22:14, 20 Mars 2017

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me inicialet E.D, duke e qëlluar atë në krah.

Personi i plagosur është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në SQU, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të saj.

Interesante