19:07, 14 Mars 2018

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e humbjes së dëgjimit.

Kështu thotë një studim i ri në Japoni, raport i cili thekson se rreziku i tyre për tu bërë i shurdhër ose për të humbur aftësinë e tyre për të dëgjuar në mënyrë të qartë, ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret, njofton Klan Kosova.

Gjetjet japoneze, që rrjedhin nga të dhënat e më shumë se 50.000 njerëzve shtojnë listën në rritje të rreziqeve të njohura të pirjes së duhanit.

Ky rrezik i humbjes së të dëgjuarit , figuron tek të rriturit deri në 60 për qind, njofton Klan Kosova.