Pink sqaron “inatin” e saj me Christina Aguilera NULL NULL 21.11.2017 22:00 21.11.2017 22:00 Gjatë performances së Christina Aguilera kushtuar këngëtares së ndjerë Whitney Huston në AMA, Pink është parë të ketë bërë një fytyrë nevrike. Kjo gjë u shpërnda shumë shpejt nëpër mediat rozë, duke u përfolur për një hidhërim në mes të dy këngëtareve. Megjithatë Pink ka reaguar në lidhje me këto shkrime, duke e bërë të qartë që e konsideron Aguileran këngëtare madhështore dhe se nuk ka asgjë të vërtet nga këto shkrime. “U zgjova të shoh një mosmarrëveshje të re të krijuar në mes meje dhe një gruaje të mrekullueshme, Christinas, e cila ofroi një performancë të mrekullueshme që e përkrah plotësisht, më bën të ndihem keq. Zgjedh të mbaj në mend natën e mbrëmshme si feste për gratë, për Diana, për Whitney, festë të dashurisë, jetës, gëzimit e të gjitha gjërave të mira” ka thënë ndër të tjera Pink. https://www.youtube.com/watch?v=2yNYJmJdptw *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.