Piloti i guximshëm, pasion për fotografitë! NULL NULL 06.09.2017 13:45 06.09.2017 13:45 I gjithë rrjeti në Instagram është ”thyer” kur një pilot i pashëm zgjodhi të tregojë se përveç talentit të tij për avionët, dëshmoi se është dhe tejet i guximshëm. Me një shkop selfie në vend që të realizonte fotografi pas aterimit në pistë, ai ka pozuar jashtë dritares së kabinës së tij brenda avionit, transmeton Klan Kosova. Siç është parë në pamje, fotografitë lënë të kuptojnë se janë shkrepur mbi ishujt Palm të Dubait. Tutje në llogarinë e tij në fotografitë e publikuara Pilotganso shkruan: “Vendlindja ime e dytë. Selfie në Dubai”. Por nuk ka nevojë për panik pasi foto është thjesht e modifikuar. Në fakt i gjithë profili i Pilotganso është i mbushur me postime të tilla. Shkathtësia e tij në photoshop bëri që fotot të ishin kaq realiste saqë njerëzit besuan vërtet se kishte bërë selfie jashtë kabinës së avionit ndërsa ishte në fluturim! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.