Piloti i American Airlines vdiq nga sulmi në zemër NULL NULL 06.10.2015 16:55 06.10.2015 16:55 Piloti i linjës ajrore American Airlines i cili vdiq gjatë fluturimit nga Finiks për në Boston, është identifikuar. Michael Jonhston, 57 vjeçar ishte duke fluturuar në një avion në të cilin ndodheshin 147 pasagjerë. Pasagjerët gjatë udhëtimit thanë se kishin dëgjuar një rënie të lehtë dhe një turbulencë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Avioni arriti të ulej i sigurtë në Nju Jork, kur ndihmës-piloti mori kontrollin e fluturimit. Fluturimi 550 u nis nga Finiks mesditën e së dielës për t’u ulur në Boston të hënën në mëngjes. Piloti dukej i sëmurë gjatë udhëtimit, dhe gjatë ndërhyrjes së urgjencës mjekësore brenda në avion, ai vdiq. “Fatmirëisht nuk u përhap panik, dhe ndihmës-piloti mori kontrollin e avionit duke bërë ulje të sigurtë,” tha zëdhënësja e linjës ajrore. “Jemi shumë të trishtuar për atë që i ndodhi pilotit, për familjen dhe miqtë e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 3 minuta më parë