14:30, 10 Gusht 2018

Pilotët e “Ryanair” janë në grevë në pesë shtete të Evropës, duke shtyrë kështu anulimin për të gjashtën herë të fluturimeve të kësaj kompanie, gjatë sezonës së pushimeve.

Greva 24 orëshe përfshinë stafin në Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.

Rreth 50,000 pasagjerëve iu janë anuluar udhëtimet në 400 fluturime.

Ky aksion është më i madh në një seri të grevave në lidhje me pagën dhe kushtet e punës.

“Ryanair” ka thënë se ka bërë çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje. Linja irlandeze, më e madhja në Evropë për udhëtime të lira, menaxhoi shmangien e grevave para Krishtlindjeve duke njohur sindikatat për herë të parë në historinë e saj 30 vjeçare.

Megjithatë që atëherë ka pasur protesta në lidhje me pakënaqësitë për marrëveshjet e punës.

Në korrik 300 fluturime u anuluan kur stafi në Belgjike, Portugali dhe Spanjë hyri në grevë për 48 orë.