20:32, 6 Gusht 2018

Piktori, Xhevdet Xhafa është ftuar nga ministria e Kulturës, për ta marrë çmimin e parë “Muslim Mulliqi” që ndahet në fushën e arteve pamore.

Ky nderim, është i mirëseardhur për artistin, njofton Klan Kosova.

Vetë ministri Kujtim Gashi, e konsideron çmimin si shtysë për krijuesit.

Ky çmim ka vlerë prej pesë mijë euro. Ndërsa çmimin vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor në vlerë prej tre mijë euro, e mori grafiti, Fatmir Krypa. Efektin e çmimit, ky e sheh, si të rëndësishëm për të ardhmen.

Kronikë nga Klan Kosova.