23:26, 10 Gusht 2018

Kur jemi me pushime i lejojmë vetes edhe pije si ato alkoolike të cilat në qoftë se konsumohen me tepricë ndikojnë negativisht në dietën tonë.

Uji është pija kryesore e cila duhet të jetë pjesë e ditëve të nxehta. Përsa i përket pijeve alkoolike apo pijet e përpunuara duhet të kemi kujdes me masën e konsumimit të tyre.

Kur jemi me pushime konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike çon në dehidratimin e trupit. Zgjedhja më e mirë e pijeve alkoolike është birra dhe vera, transmeton Klan Kosova.

Një këshillë për personat që nuk e shijojnë ujin dhe nuk e konsumojnë shumë atë është që të shtojnë tek ai pak qitro, limon, portokall apo dhe shije të tjera në mënyrë që konsumi i ujit të jetë në masën e duhur në verë.

klankosova.tv