Pijet alkoolike prishin lëkurën NULL NULL 26.04.2018 12:43 26.04.2018 12:43 T’i çoni disa gota me verë apo koktelle mund ta llogaritni si pjesë të domosdoshme e jetës. Por, fatkeqësisht, nuk ka asnjë përfitim prej kësaj sjelljeje. Konsumimi i këtyre gotave apo shisheve me verë të kuqe mund të jetë aq i dëmshëm për trupin tuaj dhe sidomos kërdi bën në lëkurën tuaj, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova. Ka pasur hulumtime të panumërta që janë marrë me përfitimet e konsumimit të verës së kuqe, ku është thënë se pirja mbi mesatare rrezikon njerëzit të preken nga dementia si dhe inflamacione që rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri, depresioni dhe sëmundjet e zemrës. Studimi i kryer së fundmi nga doktor Isabela Sharkar është marrë me dëmet që alkooli ia bën lëkurës. Ajo ka thënë se vera e kuqe bën që lëkura të irritohet, të skuqet si dhe të bëhet me shenja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë