phen
8:25, 30 Dhjetor 2016

Eric Bledsoe shënoi 22 pikë dhe Devin Brooker i shtoi 19 të tjera, me Phoenix Suns që arriti të triumfojë 99-91 përpara publikut të tij në NBA. Toronto, që kishte fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit jashtë shtëpie, mori një goditje në fillimin e lojës, me Suns që u shkëputën në 12-4, por skuadra kanadeze arriti të përmbysë shpejt shifrat duke marrë epërsinë 18-16.

Rezultati megjithatë ishte gjithmonë i ngushtë dhe pjesa e parë e lojës u mbyll me vetëm një +2 për Phoenix, me tabelën elektronike që shënonte rezultatin 42-40, shkruan Supersport.al, transmeton Klan Kosova.

Në periodën e dytë Phoenix doli më në fund në lojën e tij dhe falë një goditje të saktë për të Brooker arriti të shkëputet deri në +12.

Në periodën e katërt, Raptors mundën të afrohen deri në 7 pikë diferencë, por Suns të shtyrë dhe nga publiku i tyre u rikthyen sërish në një +11 duke fituar në fund me rezultatin 99-91, me Toronton që nuk i mjaftuan as 24 pikët e shënuara nga DeMasr DeRozan dhe Kyle Lowry për të evituar humbjen, dhe për herë të parë në këtë sezon regjistrojnë dy ndeshje radhazi pa fitore.

Interesante