19:43, 19 Tetor 2018

Marka franceze e automobilave Peugeot konfirmoi se po kthehet në arenën e makinave sportive me një gamë të re të makinave elektrike.

Gama do të ndjekë një linjë tashmë të konfirmuar të hibrideve nga kompania që u prezantuar kohët e fundit në Motor Show të Parisit.

Deri më tani makinat elektrike sportive kanë ardhur në formën e Teslas, BMW-së ose Porsches, të cilat nuk janë financiarisht të arritshme për të gjitha shtresat.

Për shkak të makinave të reja elektrike të kompanisë, Peugeot do të dalë nga gara “Rallycross” në fund të këtij sezoni.

“Peugeot do të përqendrojë burimet e saj në zhvillimin e këtyre automjeteve të reja dhe për këtë arsye ka vendosur të tërhiqet nga kampionati WRX në fund të sezonit 2018, evolucioni i të cilit drejt elektrifikimit është i pasigurt”, tha Imparato, drejtor i përgjithshëm i Peugeot.

Në të kaluarën Peugeot njihej me prodhimin e veturave sportive si modeli i famshëm 205 GTI.

klankosova.tv