Petroviq flet pas ndalimit në Merdare NULL NULL 2 vjet më parë 2 vjet më parë Deputeti i komunitetit serb, Sllobodan Petroviq, i cili u ndalua ditën e sotme në Merdare, ka folur rreth kësaj ngjarje. ”Ata më pyetën për disa gjëra të përgjithshme dhe për atë se çfarë është shkruar në media dhe unë i pyeta pse më kanë arrestuar mua. Derisa ata kërkonin të më merrnin një intervistë nga unë, unë ua ktheva se nuk kanë asgjë për të më pyetur mua dhe kërkova që të më lejonin të shkojë sepse unë shkova në Beograd me motrën tek familja” tha Petroviq për Rtv Kim, transmeton Klan Kosova. Petroviq ka shtuar se ka mbetur i shokuar nga mbajtja prej katër orësh. Poashtu, Petroviq, ka treguar se për ngjarjen e ka informuar edhe Qeverinë dhe Kuvendin.