Peter Kay anulon turneun e tij të ardhshëm NULL NULL 13.12.2017 17:00 13.12.2017 17:00 Peter Kay ka anuluar turneun e tij të ardhshëm për shkak të “rrethanave të paparashikuara familjare”. Komediani duhej të fillonte turneun e tij të parë pas tetë vjetësh mes 2018 dhe 2019, dhe të luajë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova. Në një deklaratë, Kay tha: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara familje, më vjen keq që unë jam duke i anuluar të gjitha projektet e mia të ardhshme të punës. Kjo fatkeqësisht përfshin edhe turneun tim të ardhshëm”. “Më falni, ky vendim nuk është i lehtë por jam i sigurt që ju do ta kuptoni se familja ime duhet të vijë gjithmonë e para”. “Gjithmonë kam bërë përpjekje për të mbrojtur privatësinë e familjes sime nga media. Shpresoj që mediat dhe publiku do të vazhdojnë të respektojnë privatësinë tonë në këtë kohë. Edhe një herë, më vjen shumë keq”. Kay njoftoi turne muajin e kaluar dhe do të luante në qytete të tilla si Manchester, Birmingham, Glasgow dhe Londër nga prilli 2018 deri në vitin 2019. Ai gjithashtu shtoi një numër datash shtesë për shkak të kërkesës fenomenale për bileta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.