21:30, 12 Nëntor 2017

Peshku i ngrirë është po aq i mirë e i shëndetshëm sa peshku i freskët, sipas hulumtimeve të reja.

Ndërsa peshku i freskët mund të zgjasë vetëm dy ose tre ditë pas kapjes, peshku i ngrirë mund të zgjasë katër deri në gjashtë muaj në frigorifer dhe ende përmban të njëjtat përfitime shëndetësore, sipas një dietisti norvegjez, njofton Klan Kosova.

Hulumtimet nga Norvegjia po eksplorojnë metoda të reja në mënyrën se si peshqit trajtohen, ngrihen dhe shkrihen për të siguruar cilësinë më të mirë të peshkut gjatë gjithë vitit.

Ky zhvillim i ri është i dobishëm për konsumatorët të cilët dëshirojnë të blejnë më shumë peshk të ngrirë, duke ulur rrezikun e parazitëve që mund të gjenden në peshkun e papërpunuar, njofton Klan Kosova.

 

Interesante