Peshkaqen i madh në bregdetin Cornwall, pak ditë pasi një delfin u gjet pa kokë NULL NULL 27.08.2016 17:00 27.08.2016 17:00 Është krijuar frikë se një peshkaqen është duke patrulluar në ujërat e brigjeve Cornwall. Vrojtuesi i zogjve Mellow Brian, 59 vjeçar, thotë se ai ka parë një peshkaqen të madh të bardhë drejt bregut në brigjet Pendeen. Ajo vjen vetëm pak ditë pasi delfini pa kokë u gjet me shenja të mëdha të dhëmbëve të mëdhenj dhe plagë, në plazhin Portreath – rreth 20 milje larg. Brian thotë se ai ka mbetur i tronditur kur e ka parë peshkaqenin gjashtë metra të madh – por fatkeqësisht vetëm me dylbitë e tij jo me aparat fotografik, transmeton Klan Kosova. Brian u ka kërkuar peshkatarëve të kenë kujdes dhe i ka paralajmëruar ata: “Ju do të jeni në nevojë për një anije të madhe”. Ai tha: “Unë kam qenë vrojtues i zogjve për vite dhe kam kërkuar e shikuar në det për qindra orë”. “Unë shikova detin të dielën për shkak se kushtet ishin të përsosura, dhe për atë shkova në Pendeen. “Kur valët dolën, pashë profilin e tërë të peshkaqenit”. “U habita nga madhësia”, ka përfunduar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.