21:04, 30 Korrik 2018

Kampionati Europian  i të rinjëve dhe grup moshave nën 15 ,cili  u mbajtë nga 22 deri nw 29 korrik në Itali, e ka nxejrrur Turqinë fituesen e  11 medaljeve ari , 22 medalje argjendi dhe 18 medalje bronzi.

Atletët kombëtarë turq u bënë grupi më fitimprurës në historinë e peshëngritjes turke njofton Anadolu  Agency, transmeton Klan Kosova.

“Atletët tanë kanë bërë pothuajse histori në Itali”, tha Tamer Taspinar, kryetar i Federatës së peshëngritjes në Turqi.

Në një deklaratë të hënën, Federata e Peshëngritjes së Turqisë bënë me dije  se 16 meshkuj dhe 16 femra nga Turqia morën11 medalje ari, 22 argjendi dhe 18 medalje bronzi në kategoritë e të rinjwve.

Ndërsa ekipi kombëtar i vajzave nën 17 vjeç doli në vendin e parë me 558 pikë, Gjeorgjia e dyta me 534 pikë, e ndjekur nga Italia me 511 pikë.

Turqia zuri vendin e  tretë në kategorinë e djemve nën 17 vjeç me 343 pikë, të mposhtur  nga Rumania me 393 dhe Azerbajxhan me 390 pikë.

Ndërsa edhe ekipi i vajzave nën 15 vjeç bënë me dije AA, u tregua i suksesshëm duke zënë  vendin e parë me 554 pikë, ndjekur nga Italia me 468 dhe Azerbajxhan me 409 sosh, transmeton Klan Kosova.