Pesha e finalistëve të Champions NULL NULL 06.06.2015 14:53 06.06.2015 14:53 Përballja e finalistëve të Berlinit do të jetë ndër të tjera edhe takim i dy filizofive të ndryshme të të shpenzuarit. Kur të takohen Juventus dhe Barcelona të shtunën mbrëma në Berlin, në finale të Champions League, nuk do të jetë vetëm përballje e dy filozofive të futbollit por edhe e dy mënyrave të ndryshme të shpenzimit të buxhetit. Përderisa shumica kanë vënë theksin tek mënyra e ndryshme e të luajturit të skuadrave, si faktor që mund të jetë përcaktues në lojë, është po aq e drejtë të tregohet rruga e ndjekur nga klubet deri tek strukturimi i skuadrave respektiv, transmeton Klan Kosova. Megjithëse shumicën e skuadrës e kanë ndërtuar mbi talent të akademisë, Barcelona ka shpenzuar goxha para në krijimin e skuadrës që sivjet u siguroi La Ligan dhe Copa del Rey. Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë katër nga nëntë produktet e akademisë së famshme: La Massia. Por, për të gjithë çeqet janë të mëdha. Në anën tjëtër, Luis Suarez u transferua nga Liverpool për 81 milionë euro verën e shkuar. Një vit më herët për disa milionë më shumë, pra për 86.2 milionë euro ishte transferuar braziliani Neymar. Shto këtu edhe Dani Alves, Javier Mascherano e Ivan Rakitic dhe vlera e skuadrës shkon në 340 milionë euro. Shumë më pak ka harxhuar ‘Zonja e Vjetër’. Torinezët kanë shpenzuar 222 milionë euro, për të ndërtuar një skuadër që është e aftë të konkurrojë në Evropë. Transferi më i shtrenjtë është Gigi Buffon, që në vitin 2001 u ble për 52.9 milionë euro. Përndryshe skuadra ngo Torino ka blerë lojtar me çmime të arsyeshme, si Paul Pogba e Andrea Pirlo. Champions League kushton shumë viteve të fundit, pasi duhet investuar me të vërtetë shumë, për të nxjerrur rezultatin e dëshiruar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.