10:42, 12 Tetor 2017

Emily Dover nga New South Wales i Australisë së shpejti do të shfaqë shenja të menopauzës, pasi kishte filluar ciklin menstrual në moshën katërvjeçare, si rezultat i sëmundjes së Addisonit.

Asaj i kanë dalë qimet pubike, i janë rritur gjinjtë dhe vuan nga aknet e kutërbimi i trupit, ka thënë nëna e saj për Mail Online, transmeton Klan Kosova.

“Ajo as që ka mundësinë për të qenë vajzë e vogël” ,tha Tam, nëna e Dover.

Pas vitesh me teste dhe analiza, Dover ishte diagnostifikuar  me sëmundjen e Addisonit në moshën katër vjeçare.

Një çrregullim i rrallë në gjëndrat adrenale, që nënkupton që ajo ka mungesë të dy hormoneve kyçe: cortisol dhe aldosterone.

Interesante