21:17, 12 Mars 2018

Një pesëvjeçarit në Indi, i ndodhi dicka e pabesueshme po aq sa mund të konsiderohet në fund edhe mrekulli!

Ndonëse ra në një gropë të thellë prej 11 metrash, ai arriti të mbijetonte edhe për dy ditë të tjera saktësisht në vendin ku dhe ishte mbërthyer, njofton Klan Kosova.

Ky rast befasoi të gjithë kur dhe u publikua për opinionin në Madhya Pradesh, ndërsa ushtria dhe ekipi kombëtar për lehtësimin e fatkeqësive hartuan një plan të posaçëm shpëtimi dhe ky mision përfundoi rreth orës 22:30 të së dielës.

Diametri i tij ishte vetëm 25 cm dhe nuk e kishte në pjesën e sipërme kapakun e metalit.

Sipas Times of India, vogëlushi Roshan Singh ishte jashtë duke luajtur me miqtë e tij kur dhe përfundoi në atë vrimë.

Interesante