Pesë vlerat ushqyese të lakrës turshi NULL NULL 10.08.2018 21:01 10.08.2018 21:01 Si një formë e fermentuar e lakrës, lakra turshi i siguron trupit disa përfitime të mrekullueshme për shkak të vlerave ushqyese. Është e tejmbushur me probiotikë të cilët forcojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë tretjen. Vlerat ushqyese të lakrës turshi gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e trupit nga alergjitë, luftojnë inflamacionin dhe i sigurojnë trupit antioksidantë të mjaftueshëm kundra kancerit, shkruan shije.al Vlerat ushqyese të lakrës turshi: 1.Përmirëson tretjen Ka shumë fibra dhe kjo është jetike për një tretje të shëndetshme. Ndalon kapsllëkun, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndalon ngërçet. Ngrënia e rregullt e kësaj lakre parandalon shqetësimet e zorrëve dhe kancerin e barkut. 2.Ju jep shumë energji Falë nivelit të lartë të hekurit, lakrat turshi sidomos ju japin shumë energji dhe qëndrueshmëri, nxisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Parandalojnë aneminë dhe luftojnë lodhjen dhe dhimbjen e kokës. 3.Përmirëson imunitetin Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe prodhojnë kolagjen. 4.Forcon kockat Ky ushqim është i pasur me vitaminë K dhe kjo i bën kockat të forta. Poashtu, prania e proteinave të shumta i mban kockat të mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Vitamina K gjithashtu parandalon osteoporozën. 5.Parandalon kancerin Bazuar te studime të ndryshme, antioksiduesit që gjenden te lakra vrasin radikalet e lira që janë thelbësore për qelizat kancerogjene. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë