Pesë vjet nga vdekja e Paul Walker – së shpejti dokumentari në kujtim të tij NULL NULL 16.11.2018 21:43 16.11.2018 21:43 Verë që lamë pas në Amerikë u transmetua një version i reduktuar i dokumentarit të “I am Paul Walker”. Ndërkohë që në datën 30 nëntor e cila përkon me datën e vdekjes së aktorit do të publikohet filmi i plotë. Dokumentari do të debutojë në platformat Video On Demand, pikërisht në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit, në një aksident rrugor. Përkujtimi i bëhet nga regjisori Adrian Buitenhuis, falë intervistave të të afërmve dhe shumë miqve, duke kujtuar Paul Walker jashtë sagës “Fast & Furious”, nga e cila u bë më shumë i njohur. Në klipin e mëposhtëm është regjisori i të parit film “F&F” Rob Cohen që kujton reagimin e Walker kur i propozoi rolin. https://www.youtube.com/watch?v=YIVuI7i3bAM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.