Pesë vjeçarja që hipnotizon kafshët vetëm me një të prekur (Video) NULL NULL 04.09.2015 19:00 04.09.2015 19:00 Një 5-vjeçare nga Kina e ka mahnitur publikun duke hipnotizuar njëra pas tjetrës disa kafshë gjatë një talent show mjaft popullor në këtë vend. Han Jiaying vuri në radhë 5 kafshë, përfshi një qenush, një bretkosë, një pulë, një lepur dhe një hardhucë të madhe, të cilat i hipnotizoi dhe i vuri në gjumë brenda pak minutash duke përdorur vetëm zërin dhe prekjen e duarve të saj. Gjatë performancës së saj në ‘Amazing Chinese’, që transmetohet live në televizionin publik kinez, 5-vjeçarja i ktheu të gjitha kafshët me kurriz dhe me një prekje në trupin e tyre i futi në gjendje hipnoze. https://www.youtube.com/watch?v=pG9AE4cIrxk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.