11:19, 6 Dhjetor 2018

Pesë ushtarë amerikanë janë zhdukur pasi që dy avionë të Marinës amerikane janë përplasur dhe rrëzuar në njërin nga brigjet e Japonisë.

Ministria japoneze e mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat e saj detare deri më tani kanë gjetur dy nga shtatë marinsat që kanë qenë brenda avionëve, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ekipet japoneze të shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për t’i gjetur edhe pesë marinsat e zhdukur amerikanë, ka thënë një oficerë i lartë ushtarak i Japonisë.

 

klankosova.tv