Pesë gjëra që kurrë nuk duhet t’i prisni nga të tjerët NULL NULL 14.06.2018 15:30 14.06.2018 15:30 Burimi më i madh i vuajtjeve tona emocionale vjen si pasojë e pritshmërisë së lartë nga të tjerët, gjë që është tërësisht vetëm faji ynë. Të presësh më shumë seç duhet nga shokët apo nga familja është si t’i kërkosh problemet vetë, sepse kërkesat e paarsyeshme ju mbushin me ankth dhe ju depresionojnë. Mjaft prite që ata të bëjnë gjithmonë gjënë e duhur Të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë kemi bindjet dhe besimet tona. Nëse pret që njerëzit të bëjnë vetëm atë që ti mund ta konsiderosh të duhurën, kjo s’do t thotë domosdoshmërisht që ata do të bien dakord me ju. Ju jeni rritur në mënyra të ndryshme dhe ajo çfarë ty të duket normale, dikujt tjetër i duket e pazakontë. Përqendrohu në normat e tua morale, jo tek ato të të tjerëve. Mos prit që të gjithë të bien në një mendje me ty Ne ndihemi rehat kur njerëzit bien dakord me mendimet dhe besimet tona, por nëse ata nuk e bëjnë këtë, ti nuk duhet të nervozohesh apo të lëndohesh. Është komplet e pakuptimtë dhe e dëmshme. Mos prit që ata të jenë të përkryer Askush nuk është perfekt, përfshirë këtu dhe ju vetë. Nëse vazhdoni t’i idealizonin njerëzit, mund të përfundoni të zhgënjyer. Edhe nëse ata nuk po jetojnë në pritshmëritë tuaja të pamundura, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë përpjekur kurrë. Mundohuni të kënaqeni më këtë sepse të gjithë kanë limitet e tyre. Mos prisni që ata t’ju lexojnë mendjen Nëse nuk ndihesh mirë apo ke probleme emocionale, ndaji këto ndjesi me njerëzit dhe mos prit që ata të pyesin nëse ka diçka që nuk shkon. Mungesa e komunikimit mund t’i dëmtojë marrëdhëniet. Mos prit që të ta kthejnë me të njëjtën monedhë Ne të gjithë duam të jetojmë në një botë përkryer, por kjo në të cilën po jetojnë është shumë larg perfektes. Edhe nëse ti vetë i trajton të tjerët si të jenë mbretër, s’mund të befasohesh sa herë që ata të mos bëjnë të njëjtën gjë si ju, shkruan bota.al. Në vend që të ofendoheni nga kjo, ndihuni keq për ta sepse arsyeja e kësaj sjelljeje mund të jetë mungesa e marrëdhënies së tyre me veten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.