19:49, 7 Maj 2017

Facebook është rrjet social  që ua mundëson të komunikoni me të afërmit tuaj, por duhet të kujdeseni se çfarë ndani aty me të tjerët.

Megjithatë sugjerohet që informatat që i ndani në listat virale, përfshirë koncertin tuaj të parë apo kafshën tuaj shtëpiake, mund t’ua japin kriminelëve një indikacion për detajet tuaja private, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.

Prandaj, ta mbroni veten nga kriminelët që duan t’ua vjedhin paratë në bankë apo që duan t’ua plaçkisin shtëpinë, ose t’ju lëndojnë në tjera forma, ju duhet t’i hiqni këto gjëra nga Facebook-u:

Ditëlindjen tuaj  

Numrin tuaj të telefonit

Detajet e pushimeve tuaja

Lokacionin tuaj

Miqtë tuaj

Interesante