12:51, 12 Janar 2018

James Franco është akuzuar për sjellje të këqija seksuale nga pesë gra, duke përfshirë këtu edhe studente nga shkolla e tij e aktrimit.

Katër aktore ish studente të tij, mentor i të cilave ishte Franco, kanë thënë që ato ishin viktima të abuzimit të fuqisë.

Këto akuza vijnë pas disa pretendimeve që u shfaqën nëpër rrjete sociale për ngacmime seksuale ndaj Franco-s, pasi ky i fundit mori çmimin për aktorin më të mirë në Golden Globes.

Ylli kishte thënë që këto pretendime nuk janë të vërteta.