Perrie Edwards tregon mashkullin e saj ideal NULL NULL 29.05.2016 17:00 29.05.2016 17:00 Këngëtarja Perrie Edwards ka treguar se ajo pëlqen djemtë me sens të humorit dhe spontanë. Bukuroshja e The Little Mix e cila ka qenë “single” pas ndarjes nga i fejuari Zayn Malik në muajin gusht të vitit 2015 ka thënë se pëlqen djemtë e sinqertë dhe të hapur në komunikim, ndonëse ajo ka pranuar se është e turpshme. “Unë jam shumë e turpshme kur bëhet fjalë për takimet e dashurisë. Nuk kam qenë në shumë takime kohëve të fundit por kam pasur disa takime të jashtëzakonshme në jetën time. Më pëlqen kur një djalë më bën për të qeshur dhe është spontan” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 22 vjeçare ka qenë e fejuar me ish anëtarin e grupit muzikor One Direction, Zayn Malik derisa ai sipas raportimeve të mediave është ndarë nga ajo, përmes një mesazhi telefonik, derisa ai e ka mohuar se ka ndodhur vërtetë kështu. Perrie ka shtuar se ajo është e lumtur që është e fokusuar në punë dhe socializimin me shoqëri ndonëse ka thënë se ajo e ka një ide të qartë për mashkullin e saj ideal. “Unë dua që njerëzit të jenë të sinqertë me veten dhe të mos kenë frikë të bëjnë diçka të çmendur nëse ndihen ashtu. Mua nuk më pëlqejnë takimet e zakonshme formale për një darkë, do të preferoja një takim më ndryshe, një lojë me birila, ose çkado”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.