Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur, 5 të plagosur NULL NULL 21.08.2017 08:10 21.08.2017 08:10 Dhjetë marinarë janë zhdukur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një luftanije është përplasur sot me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Luftanija USS John S McCain po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ndalonte në port kur ndodhi përplasja me anijen me flamur Liberian. Kjo është përplasja e dytë në të cilën përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor. Më 17 qershor shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese u ndeshën në Detin e Japonisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 18 minuta më parë