17:46, 6 Dhjetor 2017

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vlerësuar lart ndihmën e dhënë të institucioneve dhe bizneseve nga Kosova, në drejtim të zonave të prekura nga vërshimet që kanë kapluar Shqipërinë.

Në prononcimin e tij në Info Magazine të Klan Kosovës, Ambasadori Minxhozi ka thënë se kosovarët në afërsi të kufirit kanë nisur ndihma ushqimore drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më së rëndi nga përmbytjet e fundit.

”Sot vëllezërit e Kosovës, kanë dërguar kontigjente e ndihma të mëdha, në mënyrë individuale në drejtim të zonave të prekura nga përmbytjet në Shqipëri”.

”Është një ndihmë shumë e madhe, simbolikë shumë e madhe që vëllëzërit japin për njëri tjetrin”.

”Prandaj afër kufirit të gjithë nga Prizreni, Ferizaji e disa vende të tjera të Kosovës, dërguan ndihma të konsiderueshme”.

”Situata është tashmë e shqetësuar por, bilanci tregon për dëme të konsiderueshme. Megjithatë ndihmat që po vijnë në Shqipëri, janë pozitive”.

”Kosova ishte e para që e ndihmoi Shqipërinë, por, ne me endje kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët, por vazhdojmë të besojmë tutje që Kosova të jetë e para gjithnjë që u jep ndihmë vëllëzërve shqiptarë”.

Sipas Minxhozit, zona e Fierit ka nevojë për sigurim të ushqimeve për bagëtitë, të cilat janë në gjendje kritike. Po ashtu tha se rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me gjëra ushqimore elementare për t’iu dalë në ndihmë zonave të rënduara të asaj ane.

Gjithashtu, nga ana tjetër dhe Policia e Kosovës u ka dalë në ndihmë forcave policore të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar në atë anë, njofton Klan Kosova.

 

 

Interesante