9:26, 10 Gusht 2018

Përmbytjet e mëdha në veri të Francës kanë bërë që të evakuohen rreth 1,600 persona, shumica prej tyre kampistë.

Mediat lokale gjithashtu kanë bërë të ditur se njëri nga kampistët, 70 vjeçar, ka humbur përderisa ishte duke ndihmuar me evakuimin.

Zonat më të prekura janë Gard, Ardèche dhe Drôme.

Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë janë dërguar në këto zona.

Vërshimet vijnë pas një moti jashtëzakonisht të nxehtë në Francë dhe Evropë.

A person is looking at a flooded camping as storms and heavy rains sweep across France on August 9, 2018 in Saint-Julien-de-Peyrolas, southern France.

map