17:40, 11 Tetor 2018

Si pasojë e shiut dhe erërave të forta që kanë goditur ishullin Mallorca të Spanjës, 12 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur shërbimet emergjente spanjolle.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të një djali i cili ende nuk është gjetur, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në një video të publikuar së fundmi, mund të vëreheshin ekipet e shpëtimit duke u përpjekur që të depërtojnë nëpër ujë dhe baltë për t’i shpëtuar banorët që kishin ngecur në një ndërtesë në qytetin Sant Llorenc.

klankosova.tv