Përmbyllet “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” NULL NULL 25.07.2016 11:33 25.07.2016 11:33 Konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.‘’, më 23 dhe 23 korrik, mblodhi në Prizren artistë, pedagogë, kuratorë dhe partnerë potencial për të reflektuar mbi rëndësinë e Bienales së artit bashkëkohor në rajon dhe më gjerë. Në hamamim e ndërtuar në shekullin XVI , panelistët e ftuar, në katër seanca, debatuan mbi misionin e filluar për konsolidimin e partneriteteve mes institucioneve publike dhe private të artit, artistëve dhe grupeve joformale, përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve – me qëllim të përbashkët, për të nxitur krijimin e mundësive të reja për zgjerimin dhe ringjalljen e komunitetit artistik në rajon dhe më gjerë. Në seancën e parë, të titulluar “Arti dhe territoret krijuese të padefinuara”, moderuar nga Stefano Romano, u adresuan marrëdhënien e artit dhe lëvizjeve botërore. Panelistët: Iara Boubnova (ICA / Sofia, Bulgari); Sezgin Boynik (Teoricient / Helsinki, Finland); Sislej Xhafa (Artist / Neë York, SHBA); Yehuda Safran (Columbia University / Neë York, SHBA); Miran Mohar (Artist, IRËIN / Ljubjana, Sllovenia), do të folën për atë se si ka ndryshuar roli i artit në vitet e fundit. Ndërkohë që, seanca e dytë, e titulluar “Një qytet që nuk ka galeri, por ka bienale të artit”, u moderua nga Eliza Hoxha. Kjo seancë ishte për strukturën dhe përbërjen e ardhshme të bienales dhe mundësitë e organizimit të një bienale të artit bashkëkohor, në një qytet ku nuk ka galeri arti. Kurse, seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, preku pikat me interes për artin dhe investitorët si dhe domenin publik. Në seancën e fundit, “Bienalja e artit bashkëkohor / Ndikimi saj në vend dhe rajon”, moderuar nga Rubin Beqo, folën: Ana Frangovska (Kuratore / Shkup, Maqedoni); Olson Lamaj (Miza Gallery / Tiranë, Shqipëri); Shkelzen Maliqi (Kritik arti / Prishtinë, Kosovë); Zdenka Badovinac (Moderna Galerija / Ljubljanë, Slloveni). Konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.” ishte hapi i parë në ndërtimin e “Autostrada Biennale”, bienale e parë artit bashkëkohor në Kosovë, që do të mbahet në Shtator 2017, në Prizren, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë